Kulturë

Memoria kombëtare me arkiv dhe histori arkivash

Ekspozitat “Vullkani i Republikës” dhe “70 Vjet Arkiv”, paraditen e së hënës qëndruan të hapura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Fiks 584 vjet i ka më i moçmi dorëshkrim që ruhet në mjediset e ngrehinës së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Është fjala për fjalorin dygjuhësh persisht arabisht “Tuhfe-i Sibjân” i kopjuar më 1437.

 

Copëza të ngjarjeve të pranverës së 1981-s janë bërë bashkë në formë fotografish, kopjesh të aktgjykimeve, si dhe fragmente nga shtypi i kohës, për të përkujtuar 40-vjetorin e demonstratave historike. Krahas kësaj ekspozite, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me “70 Vjet Arkiv” ka shpalosur edhe historinë e evoluimit të institucionit më të rëndësishëm arkivor në vend

Fiks 584 vjet i ka më i moçmi dorëshkrim që ruhet në mjediset e ngrehinës së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Është fjala për fjalorin dygjuhësh persisht arabisht “Tuhfe-i Sibjân” i kopjuar më 1437.

Fotografitë e nja gjashtë faqeve relativisht mirë të ruajtura të manuskriptit të rrallë janë ekspozuar para qytetarëve paraditen e së hënës në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.