Kulturë

Audiencat franceze stërhollojnë shijen për teatrin e dritareve

Audiencat franceze stërhollojnë shijen për teatrin e dritareve
Artistët francez Isabelle Cagnat dhe Etienne Coquereau performojnë dramën “Les amnésiques n'ont rien vécu d'​inoubliable” prapa dritares së një dyqani veshjesh teksa teatrot dhe shitoret jo-esenciale vazhdojnë të jenë të mbyllura në vend në rrethanat e pandemisë së COVID-19. Foto: REUTERS/Gonzalo Fuentes
 

Aktorja franceze, Isabelle Cagnat, është e përmalluar që t’i kthehet skenës sapo pandemia të ketë marrë fund, por të dielën ajo ishte e kënaqur me një performancë prapa dritareve të një butiku mode.

Jashtë dyqanit me veshjet më të fundit në qendër të Parisit, një turmë e vogël me dhjetëra njerëz u mblodh në qiellin e hirtë e të ftohtë, disa si kalimtarë rasti e të tjerë që kishin parë njoftimin në mediat sociale. Organizatorët iu lutën audiencës që të qëndronin larg njëri tjetrit me qëllim që t’u shmangeshin telasheve me policinë.