Kulturë

Rasti i Hamamit të Madh – thirrje për fuqizim të institucioneve vendore

Agjencia turke TIKA as të martën nuk është përgjigjur se si do të veprojë pas vendimit të Ministrisë së Kulturës që anuloi projektin për restaurim të Hamamit të Madh të Prishtinës. Përgjigje nuk kanë pasur as zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u dakorduan me TIKA-n që të bashkëfinancojnë në këtë projekt një milion euro

Anulimi i projektit turk për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë është mirëpritur nga ata që e kanë kritikuar atë. Vendimi i Komisionit të Ministrisë së Kulturës që projekti i agjencisë turke për zhvillim dhe rindërtim – TIKA është parë si hap i qëlluar pasi sipas fotografive të projektit, monumenti do të shndërrohej në “FATIH HAMAMI MÜZESİ” (Muzeu i Hamamit të Pushtuesit). Historianë e arkeologë që kanë dekada punë në trashëgimi kulturore kanë bërë thirrje që monumentet të restaurohen nga ekspertët e jo nëpërmjet tenderëve dhe organizatave që tjetërsojnë e përvetësojnë monumentet.

 

Për studiues e punonjës të trashëgimisë kulturore, rasti i Hamamit të Madh të Prishtinës, projekti turk për ta shndërruar në “Muze të Hamamit të Pushtuesit” dhe më pas anulimi i këtij projekti, duhet të shërbejnë si thirrje për institucionet vendore që restaurimet e konservimet të mos i bëjnë me tenderë e projekte të huaja, por ta fuqizojnë rolin e tyre e të angazhojnë ekspertë

Anulimi i projektit turk për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë është mirëpritur nga ata që e kanë kritikuar atë. Vendimi i Komisionit të Ministrisë së Kulturës që projekti i agjencisë turke për zhvillim dhe rindërtim – TIKA është parë si hap i qëlluar pasi sipas fotografive të projektit, monumenti do të shndërrohej në “FATIH HAMAMI MÜZESİ” (Muzeu i Hamamit të Pushtuesit). Historianë e arkeologë që kanë dekada punë në trashëgimi kulturore kanë bërë thirrje që monumentet të restaurohen nga ekspertët e jo nëpërmjet tenderëve dhe organizatave që tjetërsojnë e përvetësojnë monumentet.

Ky vendim i Komisionit të Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave vjen pas ankesës që ka bërë Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore në MKRS dhe gati tri javë pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëfinancim të projektit midis Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s turke.