Kulturë

Ministria e Kulturës në rishikim, anulon e rishpall thirrjet për projekte

Ministria e Kulturës në rishikim, anulon e rishpall thirrjet për projekte
“Ky anulim vjen edhe si hap i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 dhe si vullnet për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin, por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me organet e tjera që janë bërë pjesë e betejës për zbutjen e efekteve që janë shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore”, shkruhet në arsyetimin e Ministrisë së Kulturës për anulim të thirrjeve

Ministria e Kulturës brenda 24 orëve ka anuluar dhe rishpallur gjashtë thirrje publike për mbështetje financiare të organizatave dhe individëve në fusha të ndryshme. Të hënën janë anuluar thirrjet e të martën janë rihapur, përfshirë edhe ato për projekte kulturore dhe artistike për këtë vit. Janë shtuar vetëm dy kritere. Krejt kjo për dikë është veç një “blerje kohe në kurriz të skenës kulturore”.

 

Gjashtë thirrje për projekte në po kaq fusha që i mbulon, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka anuluar për t’i rishpallur me ndryshime minore. Konkursi për projektet kulturore e artistike për sivjet ishte hapur në ditën e dytë të shkurtit. Ishte mbyllur më 4 mars. Ishin emëruar komisionet vlerësuese. Por krejt ka rënë në ujë me urdhrin për anulim nga kabineti i ri me në krye ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku. Sipas arsyetimit të MKRS-së për anulimin e thirrjeve publike, ky institucion është duke punuar në rishikimin e politikave e – në rrjedhë të kësaj – edhe të planifikimit për mbështetje financiare të programeve

Ministria e Kulturës brenda 24 orëve ka anuluar dhe rishpallur gjashtë thirrje publike për mbështetje financiare të organizatave dhe individëve në fusha të ndryshme. Të hënën janë anuluar thirrjet e të martën janë rihapur, përfshirë edhe ato për projekte kulturore dhe artistike për këtë vit. Janë shtuar vetëm dy kritere. Krejt kjo për dikë është veç një “blerje kohe në kurriz të skenës kulturore”.

Konkursi për projektet kulturore e artistike për sivjet ishte hapur në ditën e dytë të shkurtit. Ishte mbyllur më 4 mars. Ishin emëruar komisionet vlerësuese. Por krejt ka rënë në ujë me urdhrin për anulim nga kabineti i ri me në krye ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.