Kulturë

Rita Ora si shqiptare në Ferizaj – promovim i traditës dhe gruas së fortë

Artistet e “Mural Festit”, për muralin me portretin e Rita Orës, kanë zgjedhur qëllimshëm lokacionin ku ndodhen dy kafene me emra e stil britanik në Ferizaj. Më fort i ka shtyrë mesazhi që ka përçuar Ora për kulturën shqiptare në videoklipin e fundit (Foto: “Mural Fest”/ FB)

Nderimi i Rita Orës për sukseset e saj – duke e paraqitur një Ritë të suksesshme, një bukuri femërore shqiptare dhe bukuri tradicionale – ka qenë synimi i pesëshes së artisteve për muralin që u finalizua për dy ditë në qendër të Ferizajt. Vetë këngëtarja e njohur të enjten ka mbetur pa fjalë për veprën dedikuar asaj, në të cilën paraqitet me veshje që thurin elemente tradicionale shqiptare

Vepra e pesë artisteve nga Kosova e kanë lënë pa fjalë Rita Orën. E krejt puna është kryer vetëm për dy ditë. Imazhi i Orës me veshje që thurin elemente tradicionale shqiptare – shkëputur nga kënga e fundit “Bang” – ka rrokur vëmendje të madhe, pasi këngëtarja ka shpërndarë fotografi të muralit të punuar nga Lebibe Topalli, Pranvera Sylejmani, Rrezarta Halili, Rema Salihu dhe Emina Deda, në murin anësor të një ndërtese fare pranë qendrës së qytetit të Ferizaj.

Rita Ora e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të muralit, duke thënë se e ka lënë gojëhapur. Artistet e “Mural Festit” kanë zgjedhur qëllimshëm lokacionin, ku ndodhen dy kafene me emra e stil britanik. Më fort i ka shtyrë mesazhi që ka përçuar Ora për kulturën shqiptare në videoklipin e fundit.