Kulturë

Pitosi antik i Kamenicës synohej të kontrabandohej për në Serbi

Pitosi antik i Kamenicës synohej të kontrabandohej për në Serbi
Kanë qenë banorët e Bllatës ata që lajmëruan autoritetet se disa persona të dyshimtë po gërmonin përreth pitosit. Ia kishin mësyrë ta merrnin, por u zunë në flagrancë. Të enjten, KOHA ka siguruar detaje të reja për rastin

Pas skenarit se si e kishin gërmuar e përgatitur për ta tërhequr pitosin e lënë në ara prej tetorit të kaluar, për autoritetet policore është i qartë edhe skenari i dytë: ai i kontrabandimit. Destinacion kishte Serbinë. Banori i Kamenicës do t’ia dorëzonte artefaktin shtetasit të Serbisë. Në krejt këtë rast i përfshirë dyshohet të jetë familjari i shfrytëzuesve të arës ku u gjet eksponati. Për Institutin Arkeologjik të Kosovës, kjo ngjarje ilustron edhe pafuqinë e institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe nxit gërmuesit ilegalë

Një shtetas i Kosovës me banim në Komunën e Kamenicës dhe një shtetas i Serbisë ishin marrë vesh që të bënin kontrabandë. “Mall” i tyre do të ishte pitosi 1 mijë e 700 vjet i vjetër në fshatin Bllatë të Komunës së Kamenicës. Por, lajmërimi i autoriteteve nga banorët e zonës ka bërë që Policia t’i kapë në flagrancë kontrabanduesit në tentativë. Këto janë detajet që autoritetet policore dhe dëshmitarët i kanë dhënë KOHËS, të enjten.

Gërmuesit ilegalë kishin shfrytëzuar mosveprimet e shtetit. Prej fillimit të tetorit të vitit të kaluar, siç ka raportuar KOHA, Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk kishte mundur ta marrë pitosin antik të gjetur rastësisht gjatë punës në ara. Pamundësia e shfrytëzimit të buxhetit kishte bërë që për 450 euro, pitosi të ngelet aty ku u gjet.