Kulturë

Ekspozita e Galerisë – alarm për veprat, thirrje për statusin e artistit

Ekspozita e Galerisë – alarm për veprat, thirrje për statusin e artistit
“Jam i bindur që të gjitha sfidat do t’i kalojmë bashkë”, ka thënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në ekspozitën që Galeria Kombëtare e Kosovës e ka organizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Artistëve Vizualë të Kosovës

Derisa në katin e parë, qysh nga fundi i dhjetorit vazhdojnë të qëndrojnë të ekspozuara 36 grafika të artistëve me nam, vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, edhe njëzet të tjera janë nxjerrë nga koleksioni i këtij institucioni që prej janarit numëron mbi një mijë.

 

Galeria Kombëtare e Kosovës, në Ditën Botërore të Artit, ka ekspozuar 20 vepra nga koleksioni i saj prej mbi një mijë sosh e këtë e ka bërë me thirrjen për nevojën urgjente të restaurimit të tyre. Gjendja e fondit është cilësuar e mjerueshme. Në ekspozitën në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, është shtruar edhe kërkesa për statusin e artistit me një ligj të veçantë

Derisa në katin e parë, qysh nga fundi i dhjetorit vazhdojnë të qëndrojnë të ekspozuara 36 grafika të artistëve me nam, vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, edhe njëzet të tjera janë nxjerrë nga koleksioni i këtij institucioni që prej janarit numëron mbi një mijë.

Të enjten, ato kanë zënë vend në katin e dytë të GKK-së. Nëpërmjet tyre vjen një kapitull i krijimtarisë së pionierëve të artit pamor shqiptar. 15 prilli që në të gjithë botën shënohet si Dita Botërore e Artit, është shënuar edhe në Kosovë me iniciativën e Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës së bashku me Asociacionin e Artistëve Vizualë të Kosovës. Me këtë shkas, është bërë edhe thirrja për një përfshirje më të gjerë të artit vendor në arenën ndërkombëtare. E për këtë organizatorët e ekspozitës kanë pasur edhe disa kërkesa që lidhen me pasurimin dhe ruajtjen e fondit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe hartimin e ligjit për statusin e artistit në Kosovë.