Kulturë

Rikthehet projekti për shumëkatëshe afër monumenteve në Prizren

Projekti për shumëkatëshe në rrugët “Tahir Meha” e “Ardian Zurnaxhiu” në Prizren – ku para disa javësh disa banorë kanë nisur edhe t’i demolojnë kulmet e shtëpive të tyre – do të rishqyrtohet nga organet e trashëgimisë kulturore

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve do të jetë adresa e sërishme për projektin e shumëkatëshes në Prizren e që në afërsi prej 38 deri në 54 metra ka tri monumente. Autoritetet komunale kanë dalë me sqarime për këtë rast, i cili i kishte ndarë institucionet e trashëgimisë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. “Aktualisht nuk do të japim leje ndërtimore, sepse do t’i drejtohemi edhe një herë Institutit që të përcaktojë perimetrin e një objekti që është në afërsi”, ka thënë Beni Kizolli, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit

Leja ndërtimore për objektin disakatësh në rrugët “Tahir Meha” e “Ardian Zurnaxhiu” në Prizren ende nuk është lëshuar nga organet komunale. Bëhet fjalë për projektin që qysh vitin e shkuar ishte kundërshtuar nga organet e trashëgimisë kulturore dhe nga një pjesë e banorëve të kësaj zone.

Por zyrtarët e lartë komunalë të premten kanë bërë të ditur se procedurat për dhënien e një leje të tillë janë zhvilluar.