Kulturë

Festivali “MIK” akordohet për edicionin e radhës

Festivali “MIK” akordohet për edicionin e radhës
Festivali “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK) veçohet për aktivitetet gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën. Në këtë kohë kur pandemia po shtyn dhe po ndikon që shumë festivale të anulohen, nëse gjithçka shkon mirë, “MIK” do të mbahet prej 24 deri më 28 korrik
 

Festivali “MIK”, i cili njihet për gjallërinë që i sjell Korçës ka bërë të ditur datat e edicionit të sivjetmë. Në këtë kohë kur pandemia po shtyn dhe po ndikon që shumë festivale të anulohen, nëse gjithçka shkon mirë, “MIK” do të mbahet prej 24 deri më 28 korrik. Përgjatë ditëve të festivalit pritet që të bëhen bashkë artistë të shumtë që do të shpalosin një program të pasur që nga muzika klasike e deri të ajo bashkëkohore.

Festivali “Muzika Internacionale në Korçë” (MIK) veçohet për aktivitetet gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën. Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës.