Kulturë

Hollywoodi ballafaqohet me kulturën e bulizmit

Hollywoodi ballafaqohet me kulturën e bulizmit
Rudin duke pranuar çmimin e tij të 15-të “Tony” më 2017: producenti prej kohësh mban rekordin e fituesit EGOT me më së shumti çmime
 

Një shpalim në fillim të prillit në “The Hollywood Reporter” ka dhënë hollësi mbi pretendimet për abuzime në vend të punës ndaj producentit të fuqishëm të filmit dhe teatrit Scott Rudin – përfshirë edhe thyerjen e ekranit të kompjuterit në duart e një asistenti dhe largimin e një punonjësi që kishte diabet. Dy javë më vonë kanë filluar pasojat.

Gjatë fundjavës, Rudin, i quajtur edhe “mbiproducent” pas filmave si “The Social Network dhe Lady Bird” ashtu si edhe hite në Broadway, si “To Kill a Mockingbird” dhe “The Book of Mormon”, ka bërë me dije se “do të qëndrojë larg nga pjesëmarrja aktive” në produksionet e tij në teatër.