Kulturë

“Dodona” hap konkurs për pesë aktorë, një vit pasi iu krijua mundësia

“Dodona” hap konkurs për pesë aktorë, një vit pasi iu krijua mundësia
 

Teatri i qytetit të Prishtinës, “Dodona” synon që në ansamblin rezident të aktorëve të ketë nëntë aktorë. Pos katër që i ka, prej së mërkurës është vënë në kërkim edhe të pesë të tjerëve. Për këtë është hapur konkurs publik. Konkursi vjen pas protestave që ishin mbajtur vitin e kaluar para Komunës dhe pasi teatrot e qyteteve të tjera i kanë përfunduar proceset e angazhimit të rregullt të aktorëve rezidentë më 2020.

Sipas konkursit, aktorët e angazhuar do të luajnë në të gjitha shfaqjet në të cilat e angazhon regjisori, po ashtu do të luajnë në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni.