Kulturë

“Dhimbja simfonike” e Menxhiqit – thirrje për mbrojtjen e Tokës

Mendi Menxhiqi: “Te ‘Dhimbja simfonike” është emocioni im siç e kam përjetuar shkatërrimin e natyrës”

Sado që pandemia pamundësoi interpretimin e saj, vepra “Dhimbja simfonike” i ka më aktuale se kurrë mesazhet e saj. E frymëzuar fillimisht nga shkatërrimi i mjedisit në vendlindje, në malet e Llapit, si dhe nga lajmet e zymta nga pyjet e Amazonës, kompozitori Menxhiqi nëpërmjet krijimit mëton të trokasë në dyert e ndërgjegjes së njerëzimit. “Kjo vepër është emocioni im siç e kam përjetuar shkatërrimin e natyrës”, ka thënë kompozitori që jeton në Lupç të Epërm

Shkatërrimi i dhimbshëm i ekologjisë së planetit nuk është vetëm çështje që u përket aktivistëve mjedisorë dhe as shteteve të prekura ku më shumë e ku më pak. Duke qenë vetë filli i jetës njerëzore i lidhur me fatin e nënës natyrë, edhe krijuesit kompozitorë mund ta kenë fjalën e tyre në këtë çështje.

Kompozitori i njohur nga Kosova, Mendi Mengjiqi, i është bashkuar fushatës vetëdijesuese botërore që gjakon të ushtrojë trysni ndaj qeverive e kompanive për të ndërmarrë veprime kundër shkatërrimit e dëmtimit të mjedisit.