Kulturë

Lumbardhi lanson “Pluhurosur” nga Somer Şpat

Lumbardhi lanson “Pluhurosur” nga Somer Şpat
 

Në kuadër të programit QARK, Lumbardhi prezanton projektin “Pluhurosur” nga Somer Şpat.

Pluhurosur, përmes një libri që është punim dore nga vet artisti, sjellë në jetë një histori imagjinare të qytetit të Prizrenit, të krijuar përmes karaktereve fiktive, kapitujve të bazuar në imazhe arkivore, ditarëve dhe copëzave nga gazetat, duke mjegulluar kështu kufijtë mes reales dhe trillimit.