Kulturë

Festa e librit me telashe të vjetra e të reja në hapësirat shqiptare

Derisa trendi i lexuesve ka njohur minuse gjatë viteve të kaluara, siç është bërë me dije nga raporte organizatash joqeveritare, shkrimtarë e botues të ndryshëm vënë në dukje disa nga problemet e reja që i solli pandemia

Me kredon “Lexo…ashtu që kurrë të mos ndjehesh i vetmuar”, në mbi 100 shtete anekënd botës lexues, shkrimtarë e botues ngrenë “flamurin” e letërsisë që bashkon njerëz e tejkalon largësi. Në kremtimin e sivjetmë, Dita Botërore e Librit përsërit thirrjet për kthim te leximi e letërsia. Nga Tbilisi i Gjeorgjisë, i cili sot është kryeqyteti botëror i librit, letërsia është kryetemë, ashtu sikurse edhe problemet që përlanë botën e librit nga pandemia. Mungesë e përkrahjes nga institucionet shtetërore, pengesat në krijimin e një tregu të përbashkët shqiptar të librit, si dhe rënia e numrit të lexuesve, janë disa prej problemeve kryesore që emërojnë ankesat e përfaqësuesve të industrisë së librit, shkrimtarëve dhe botuesve

Për të dytin vit me radhë, tri fushat kryesore të industrisë së librit – botues, libërshitës dhe librari – po e gjejnë veten të shkëputura nga njëra- tjetra. Me panaire të anuluara, me promovime e ngjarje kulturore të kufizuara kryesisht në përmasën virtuale, 23 prilli, megjithatë, vjen me mesazhe më të fuqishme se kurrë.

E kredituar nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si Ditë Botërore e Librit, kjo ngjarje ngulmon në bindjen se vetëm librat mundësojnë, falë imagjinatës, të hapemi ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht largesave fizike.