Kulturë

Konkursi i “Dodonës” për aktorë, bashkë me paralajmërime protestash

Konkursi i “Dodonës” për aktorë, bashkë me paralajmërime protestash
Grupi i aktorëve të kryeqytetit ka paralajmëruar t’u rikthehet protestave si në shtatorin e vjetëm para objektit të Komunës së Prishtinës. Konkursi i hapur së fundmi për vetëm pesë aktorë ashtu sikurse edhe kriteret, janë të papranueshme për ta

Jo më shumë se pesë veta do të mund t’i bashkohen ansamblit rezident të teatrit të qytetit “Dodona”, për ta çuar në nëntë numrin e atyre që do të jenë aktorët e përhershëm të këtij institucioni. Por që në ditën e parë konkursin e hapur nga Komuna e Prishtinës e ka kundërshtuar grupi i aktorëve që protestoi vitin e kaluar kur e kërkoi konkursin. Ka paralajmëruar rikthim në protestë pasi numri, por edhe kriteret janë të papranueshme

Rezistencë deri në protestë ka paralajmëruar grupi i aktorëve i cili kërkonte që teatri “Dodona” të rriste ansamblin rezident. Por konkursi për pesë veta që ansamblin e shumëpritur rezident të Teatrit të Qytetit do ta bënte me nëntë aktorë, del të jetë i papranueshëm për grupin e aktorëve prishtinas. Është kundërshtuar që në ditën e parë të konkursit. Ashtu si në të kaluarën, kërkesa është që “Dodona” të ketë së paku 20 aktorë të punësuar.

Reagimet e aktorëve – që dy herë kanë protestuar gjatë vitit të kaluar – pos numrit kanë të bëjnë edhe me kriteret.