Kulturë

“Frymë” nga Filharmonia për udhëtim dinamik nëpër epoka e vepra shqipe

“Frymë” nga Filharmonia për udhëtim dinamik nëpër epoka e vepra shqipe
Koncerti “Frymë” në Atelienë e Pallatit të Rinisë erdhi si portret muzikor i literaturës së shkruar për ansamble të instrumenteve frymore (Foto: Arben Llapashtica)

Është formula që funksionon në jetën e diktuar nga pandemia: ansamble të vogla që mbajnë ritmin e koncerteve e të pranisë para publikut. Kësaj radhe, Filharmonia e Kosovës ka sjellë koncertin e ansamblit të frymorëve në një përzgjedhje shijehollë të veprave, që lidhin stile e epoka të ndryshme muzikore. Një kapitull i veçantë qenë tri veprat të kompozitorëve shqiptarë – Esat Rizvanolli, Valton Beqiri e Meriton Ferizi – që e kthyen publikun te rrënjët e muzikës shqipe. Koncerti “Frymë” u dha frymë jo vetëm veprave, por edhe një itinerari koncertesh që do të pasojnë

Tingujt që vijnë nga instrumentet frymore depërtojnë goxha si një fërfëllimë e dëlirë që shpërfaq ndërlidhjen e fortë të instrumentistëve me instrumentin. Një ndjesi e tillë ka ardhur te pjesëtarët e publiku edhe derisa kanë zënë vend në ulëset e sallës.

Instrumentistët, nga prapaskena japin sinjalet e fundit se janë gati. Para vetes kanë goxha program, gjë që e bind publikun qysh në lexim të veprave në fletushkën informuese. Janë pak mbi tetëdhjetë veta që kanë nxituar për të shfrytëzuar afatin e caktuar për të rezervuar vend. Të enjten mbrëma për herë të parë kanë përjetuar një koncert nga ansambli frymor i Filharmonisë së Kosovës. Një gjë e tillë nuk kishte qenë në planet e institucionit më të lartë të muzikës në vend, po të mos ua diktonin rrethanat e krijuara nga pandemia.