Kulturë

Ekipi i “Quo Vadis, Aida?” e sheh si fitore arritjen deri në “Oscars”

Ekipi i filmit “Quo Vadis, Aida?” u mblodh në Teatrin Kombëtar të Sarajevës për të përcjellë së bashku edicionin e 93-të të “Academy Acards”, me shpresën që Bosnja do të bëhet me “Oscarin” e dytë. Bosnja mori çmimin prestigjioz në vitin 2002 me filmin “No Man Land”, i cili edhe arriti të shpërblehej në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” (Foto: Klix.ba)

Ndarja e çmimeve “Oscar” ka vërtetuar paralajmërimet se filmi “Quo Vadis, Aida?” i regjisores boshnjake Jasmila Zhaniq, do ta ketë të vështirë që të mposhtë dramo-komedinë daneze, “Another Round”. Parashikimi ishte bazuar në mënyrën e deritashme të vlerësimeve brenda “Academy Awards”, që vazhdon të kritikohet. Për diçka të tillë del të ketë hapësirë edhe këtë vit. Sidoqoftë, krenaria vazhdon të mbizotërojë brenda ekipit të “Quo Vadis, Aida?”. Ata ndihen fitues ani pse në ceremoninë që u mbajt në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, sipas kohës sonë, nuk rrëmbyen trofeun e shumëdëshiruar. Përkundër rezultatit, ekipi ka thënë se mbetet me rëndësi që Bosnja e Hercegovina ka një film tejet të rëndësishëm për gjeneratat që vijnë.

Ekipi i filmit “Quo Vadis, Aida?” u mblodh në Teatrin Kombëtar të Sarajevës për të përcjellë së bashku edicionin e 93-të të “Academy Acards”, me shpresën që Bosnja do të bëhet me “Oscarin” e dytë. Bosnja mori çmimin prestigjioz në vitin 2002 me filmin “No Man Land”, i cili edhe arriti të shpërblehet në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.