Kulturë

“Skena Iuvenis” me Filharmoninë në Prizren si ikje nga përditshmëria

Larg kushteve të një salle të mirëfilltë koncertale, Orkestrës Harkore të Filharmonisë së Kosovës dhe treshes së solistëve u është dashur t’i përshtaten akustikës së “Lumbardhit” në Prizren. Por, kjo ka qenë një prej pikave që e ka veçuar prej koncertit të njëjtë në Prishtinë

Solistët në violinë – Rron Bakalli me “Pranvera” dhe “Vera”, Pleurat Doli me “Vjeshta” dhe Drenusha Lota me “Dimër” – e kanë shëtitur publikun e pranishëm nëpër “Katër stinët” e Vivaldit, duke ia mundësuar ikjen nga përditshmëria e zymtë e pandemisë. Një mundësi të tillë para gati një muaji e kishte publiku në Prishtinë, por edhe për instrumentistët koncerti në “Lumbardh” të Prizrenit ka pasur tjetër frymë – për shkak të sallës, numrit të publikut e po ashtu edhe interpretimit

Orkestra harkore e Filharmonisë së Kosovës, të mërkurën, e ka mbajtur koncertin e radhës të sezonit 2020/2021 në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren. Në kuadër të programit “Skena Iuvenis” të Filharmonisë, janë promovuar tre solistë të rinj, të cilët kanë ekzekutuar “Katër stinët” e Antonio Vivaldit. Pas kësaj janë interpretuar edhe “Vallet popullore rumune” të Bela Bartokut.

Solistët në violinë – Rron Bakalli me “Pranvera” dhe “Vera”, Pleurat Doli me “Vjeshta” dhe Drenusha Lota me “Dimër” – e kanë shëtitur publikun e pranishëm nëpër “Katër stinët” e Vivaldit, duke ia mundësuar ikjen nga përditshmëria e zymtë e pandemisë. Pikërisht shkaku i masave antiCOVID, numri i adhuruesve të muzikës klasike ka qenë i kufizuar në “Lumbardh”. Por, kjo nuk ka paraqitur ndonjë pengesë për anëtarët e Filharmonisë, të cilët janë përshtatur edhe me kushtet e sallës së “Lumbardhit” për ta prezantuar programin e përgatitur nga koncert-mjeshtri Visar Kuçi.