Kulturë

Habermas me refuzim çmimi proteston ndaj mungesës së demokracisë

Jürgen Habermas, i cili muajin e ardhshëm mbush 92 vjet, ka kthyer mbrapsht çmimin letrar “Sheikh Zayed Book Award”(Foto: picture-alliance/dpa/S. Pantzartzi)

Më i madhi filozof gjerman i gjallë, Jürgen Habermas, e ka kthyer mbrapsht një çmim kundërthënës që ndahet prej Emirateve të Bashkuara Arabe. Çmimin “Sheikh Zayed Book Award” – pas të cilit vinte edhe një çek prej 225 mijë eurosh – ai e ka refuzuar të dielën pas shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në shtetin e pasur të Gjirit.

Habermas, i cili muajin e ardhshëm i mbush plot 92 vjet, ka bërë të ditur se ka ndryshuar vendimin e tij të mëparshëm që të pranonte çmimin e shumëvlerësuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.