Kulturë

Italia nëpërmjet teknologjisë e bën Koloseumin me dysheme

Platforma prej druri do të përbëhet nga qindra pllaka që mund të rrotullohen për të sjellë dritë natyrore në dhomat nëntokësore që dikur strehonin gladiatorët dhe kafshët përpara luftës së tyre vdekjeprurëse. Koloseumi është atraksioni më i njohur turistik i Italisë, që tërhoqi rreth 7.6 milionë vizitorë në vitin 2019, para se bota të goditej nga koronavirusi
 

Koloseumi antik romak do të ketë përsëri dysheme. Kjo do të bëhet e mundshme falë një projekti të ri me teknologji të avancuar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, raporton Reuters. 

"Është një projekt i jashtëzakonshëm”, ka thënë ministri i Kulturës, Dario Franceschini, duke detajuar planet për të krijuar një dysheme fleksibile që do t’u japë turistëve një ide më të qartë se si do të dukej arena kur gladiatorët luftuan për vdekje.