Kulturë

Vepra e Banksyt e blerë me 300 dollarë del të jetë origjinale

Një blerës anonim që kishte paguar një vepër të printuar të Banksyt në dyqan dhuratash në një muze ka zbuluar se ajo është origjinale dhe se ka vlerë 150 mijë dollarë
 

Një klient me fat, i cili kishte blerë një vepër kopje të Banksyt në një dyqan dhuratash në muze për “më pak se 300 dollarë” pritet që të arrijë të shitet për 150 mijë dollarë, pasi që doli se është vepër origjinale e artistit, personaliteti i të cilit mbetet anonim, shkruan Daily Mail. 

Pronari, i cili dëshiron të mbetet anonim, e bleu veprën në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Sydneyt në vitin 2003.