Kulturë

Gulielm Radoja – aktori që la gjurmë të përhershme në artin shqiptar

Një karrierë e nisur që më 1972 në skenën e Teatrit të Librazhdit, shkodrani Gulielm Radoja do të bëhej fytyra e dashur për publikun kur mësyu botën e kinematografisë nëpërmjet filmave të kinostudios “Shqipëria e re”.

Dy vjet më parë ai ishte lutur që vdekja ta merrte në këmbë, madje edhe në biçikletë, por jo duke e zënë shtratin. Në mendje e kishte mësuesin që u martirizua për shkollën shqipe, Petro Nini Luarasi, të cilin e interpretoi mjeshtërisht në filmin e paharruar të vitit 1984, “Kush vdes në këmbë”.

 

Edhe kur pleqëria po i avitej, fytyra e tij dhe sytë bojëqielli e shëmbëllenin si të ishte një tip nordik. Kur mësynte me biçikletën e tij mespërmes Durrësit, stacioni i tij jetësor, të gjithë e përshëndesnin dhe i përshëndeste. Ndonëse shkodran, Gulielm Radoja ishte i nderuari qytetar durrsak që artit skenik dhe kinemasë shqiptare u fali dhjetëra interpretime. Me një udhëtim të natyrshëm e djaloshar nga karakteret romantike tek ato heroike, Radoja u bë fytyra e dashur e sa e sa brezave që u rritën duke parë filmat “Gjeneral Gramofoni”, “Mësonjëtorja”, “Kush vdes në këmbë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” e dhjetëra të tjerë

Dy vjet më parë ai ishte lutur që vdekja ta merrte në këmbë, madje edhe në biçikletë, por jo duke e zënë shtratin. Në mendje e kishte mësuesin që u martirizua për shkollën shqipe, Petro Nini Luarasi, të cilin e interpretoi mjeshtërisht në filmin e paharruar të vitit 1984, “Kush vdes në këmbë”.

Por, vagaritë e fatit sikur e provuan atë që e kishte thënë si në një kontemplacion para fundit: “në fund të fundit, jeta është një film”.