Kulturë

“Golden Globes” reagon ndaj kritikave për reformat

“Golden Globe Awards” së fundmi është ballafaquar me një sërë skandalesh e kundërthëniesh
 

Hollywood Foreign Press Association (HFPA), organizata që qëndron pas “Golden Globe Awards”, ka votuar për reforma të gjera që parashikojnë më shumë laramani dhe transparencë.

Organizata u gjend mes zjarrit në shkurt, pas një artikulli të botuar në “LA Times” që e fshikullonte asociacionin se nuk ka përfshirë as edhe një anëtar të vetëm afro-amerikan në trupën prej 87 vetash që përcakton çmimet. Ora ka bërë tik-taket e saj për HFPA, e cila ka njoftuar për reforma, sepse në të kundërtën do të ballafaqohej me largimin e më shumë se 100 publicistëve të Hollywoodit.