Kulturë

“Gjithçka është e mundshme” me operën e parë virtuale në botë

“Current, Rising”, në “Royal Opera House” në Londër, e dërgon audiencën e vet në një udhëtim marramendës nëpër fusha të çuditshme. A mund të jetë kjo e ardhmja?
 

 “Fillo me këmbët e tua njeri i tokës”, mërmërit në veshin tim sopranoja Anna Deniss. Unë po qëndroj në një hapësirë të vogël që po e mirëpret operën e parë virtuale në botë. Kam kufje dhe një çantë krahu. “Royal Opera House” është duke e quajtur këtë operë “Tardis” (një makinë udhëtimi në kohë); për mua është më shumë si një shëtitje përgjatë një instalacioni artistik me kolona zanore. Çfarëdo që të jetë kjo, nuk është opera në kuptimin e asaj që ne jemi mësuar ta shohim.

“Current, Rising” ishte realizuar para dy vjetësh, shumë kohë para epokës së pandemisë, por tani është aktuale. Eksploron atë që e quaj “ide të izolimit, lidhjes dhe riimagjinatës kolektive”. Nuk ishte e dizajnuar si një operë për këtë epokën e distancimit social, por është duke funksionuar në këtë mënyrë. Vetëm katër njerëz mund ta ndjekin operën “Tardis” në të njëjtën kohë dhe na është thënë që të qëndrojmë një metër larg njëri-tjetrit (diçka e ndërlikuar, pasi në një hiperrealitet gjykimi i distancës në mënyrë të saktë nuk sjell rezultate të mira”. Por, kjo nuk është vetëm një operë për këtë periudhë të koronavirusit, por viktimë e saj: e caktuar për t’u hapur në dhjetor të vitit 2020, ra pre e pandemisë.