Kulturë

Qeveria me program sipërfaqësor për kulturën dhe trashëgiminë kulturore

Krejt çfarë mund të konsiderohet risi në Programin e Qeverisë për kulturën është themelimi i institutit kulturor. Por nuk jepet asnjë sqarim për këtë synim

Tejet sipërfaqësore dalin të jenë planet e Qeverisë për kulturën dhe trashëgiminë kulturore për katër vjetët që vijnë. Në Programin e Qeverisë kultura dhe trashëgimia kulturore zënë më pak se dy faqe. Shkruhet për përmirësim të gjendjes së institucioneve, por asnjëherë nuk jepet ndonjë plan i detajuar se si do të veprohet. Krejt çfarë mund të konsiderohet risi është themelimi i institutit kulturor. Por për ata që janë akterë në kulturë e trashëgimi kulturore, Qeveria ka folur vetëm për gjëra të përgjithshme.

 

Në Programin e Qeverisë kultura dhe trashëgimia kulturore zënë më pak se dy faqe. Shkruhet për përmirësim të gjendjes së institucioneve, por asnjëherë nuk jepet ndonjë plan i detajuar se si do të veprohet. Krejt çfarë mund të konsiderohet risi është themelimi i institutit kulturor. Por për ata që janë akterë në kulturë, Qeveria ka folur vetëm për gjëra të përgjithshme. “Kanë thënë diçka për të mos thënë asgjë”, ka thënë një prej personave kryesorë të kulturës së pavarur në vend

Tejet sipërfaqësore dalin të jenë planet e Qeverisë për kulturën dhe trashëgiminë kulturore për katër vjetët që vijnë. Në Programin e Qeverisë kultura dhe trashëgimia kulturore zënë më pak se dy faqe. Shkruhet për përmirësim të gjendjes së institucioneve, por asnjëherë nuk jepet ndonjë plan i detajuar se si do të veprohet. Krejt çfarë mund të konsiderohet risi është themelimi i institutit kulturor. Por për ata që janë akterë në kulturë e trashëgimi kulturore, Qeveria ka folur vetëm për gjëra të përgjithshme.

Në Programin e miratuar nga Qeveria të premten, kultura zë vend në faqe 48, nga 56 sa janë gjithsej.