Kulturë

“Wish a dream and dream a wish” shkrin poezitë dhe vizatimet në libër

Libri “Wish a dream and dream a wish” i Dardan Zhegroves ishte planifikuar që të promovohej gjatë vitit 2020, mirëpo për shkak të pandemisë kjo ende nuk është bërë

Në projektin më të ri të artistit Dardan Zhegrova, 30 poezi bashkë me disa vizatime shkrijnë vijën që i ndan, duke rritur aktivitetin midis veprës dhe pranuesit të saj. Në fillim të librit e në fund të tij gjenden disa shabllone të vizatimeve të Zhegrovës, që shumë lehtë mund të shkoqiten. Qëllimi i artistit është që të nxitë interaktivitet. Kushdo që i lexon poezitë mund të krijojë edhe një lloj arti në hapësirën që ofron libri midis vargjeve

“Wish a dream and dream a wish”, projekti i ri i artistit Dardan Zhegrova ka marrë formë libri. “Tu mendu me mbijetu, dritës m’i shpëtu, natën me u pajtu, andrrar me m’qu, mandej me u harru, e nesër prap me provu”, është vetëm një strofë e poezisë “Tu mendu” që bashkë me 29 poezi të tjera i japin formë librit. Në fillim të librit e në fund të tij gjenden disa shabllone të vizatimeve të Zhegrovës, që shumë lehtë mund të shkoqiten. Qëllimi i artistit është që të nxitë interaktivitet. Kushdo që i lexon poezitë mund të krijojë edhe një lloj arti në hapësirën që ofron libri midis vargjeve të poezive, duke shkrirë kështu vijën që i ndan këto dy krijimtari.

Zhegrova, i lindur në vitin 1991 në Prishtinë, është një nga artistët më premtues të gjeneratë së re në vend. Ani pse Zhegrova kryesisht realizon vepra që për bazë kanë materialin (pëlhurën) dhe instalacione, praktika e tij artistike ka rrënjë edhe te shkrimi, pasi që ai për një kohë kishte punuar edhe si gazetar.