Kulturë

Vuçiqi e shpërblen me “Yllin e Karagjorgjit” mohuesin e gjenocidit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ia ka ndarë Handkes nderimin më të lartë që ka Serbia për, siç ka thënë ai, “luftën e tij të pakompromis për të vërtetën”

Jurisë së Akademisë Mbretërore suedeze nuk i kishte bërë fare përshtypje afërsia e shkrimtarit nga Austria, Peter Handke, me ish-presidentin serb, Slobodan Milosheviq, dhe regjimin e tij. Pa u këndellur mirë nga skandalet e njëpasnjëshme, institucioni më i lartë akademik në Suedi para dy vjetësh laureoi autorin kundërthënës me çmimin “Nobel” në letërsi. Për Komitetin e “Nobelit”, autori në fjalë u vlerësua “për një vepër me ndikim, e cila me zgjuarsi gjuhësore ka zhbiruar periferinë dhe veçantinë e përvojës njerëzore”.

Megjithëse Akademia në Stokholm, duke iu kundërpërgjigjur kriticizmit gjithandej botës, e kishte mbrojtur vendimin e vet me arsyetimin se vlerëson vetëm kontributin letrar. E gjithë kjo ka trimëruar politikën në Beograd që të dielën nobelistit që mohoi gjenocidin në Bosnjë t’i ndajë urdhrin “Ylli i Karagjorgjit”.