3 perditesime
23:12

Dua Lipa merr trofeun e dytë në “Brit Awards”

Prishtinasja Dua Lipa ka triumfuar në edicionin e sivjetmë në dy kategori. Lipa ka marrë çmimin për albumin me të mirë pasi që u shpërblye si artistja më e mirë britanike. Këngëtarja 25-vjeçare në kategorinë për albumin me të mirë ka triumfuar me “Future Nostalgia” që i dha epitetin alfa e discos.

“Nuk po më besohet që kjo po ndodh. Ky album ka shumë kuptim për mua dhe faleminderit të gjithë atyre që e kanë dëgjuar. Ky album më ka mësuar shumë si vetëbesimin, fuqinë, kurajën dhe më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi. U jam shumë falënderuese njerëzve të mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe kam krijuar një album të tillë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar trofeun e dytë në këtë ceremoni.

Dua Lipa ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë duke performuar disa nga hitet e saj. “Brit Awards” po përcillet në mënyrë fizike nga 4 mijë njerëz si dhe po transmetohet live.

“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë Lipa gjersa ka pranuar çmimin e parë atë për artisten me të mirë britanike.

Këtë vit, Lipa pati tri nominime. Nuk arrit të triumfonte në kategorinë për këngën me të mirë me hitin “Physical”.

Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, ajo mori përsëri çmimin për këngën me të mirë me “One Kiss”. Ani pse vitin e kaluar ajo nuk ishte në mesin e të nominuarve u kthye këtë vit me nominim të trefishtë.

“Brit Awards” është mbajtur çdo herë në shkurt mirëpo për shkak të pandemisë këtë vit po mbahet në maj. Ceremonia po ndiqet me prani fizike të publikut pasi që manifestimi është pjesë e Programit hulumtues të qeverisë përmes të cilit po shikohen mundësit për të mbajtur ngjarje kulturore me prani me të madhe të publikut.

22:44

Harry Style lë pas Dua Lipën dhe “DJ Regard” në “Brit Awards”

“Watermelon Sugar” e Harry Styles ka triumfuar në kategorinë kënga më e mirë britanike në “Brit Awards”.

27-vjecari me këngën nga albumin i tij i dytë “Fine Line” ka lënë pas këngëtaren Dua Lipa dhe Dardan Aliun, DJ nga Ferizaji i njohur me emrin artistik “DJ Regard”.

Dardan Aliu, u bë i njohur me këngën e tij të vitit 2019 “Ride It” një miks i këngës se Jay Sean' dhe u bë një senzacion në TikTok dhe që atëherë është bërë i njohur ndërkombëtarisht. Regard në këtë kategori ishte i nominuar me këngën e tij “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE.

Në anën tjetër Lipa gjatë natës së sotme ka pranuar trofeun për këngëtaren me të mire britanike dhe akoma synon çmimin për albumin më të mirë me “Future Nostalgia”. Në kategorinë për këngën me të mirë ishte në garë me hitin “Physical”

22:01

Dua Lipa fiton çmimin për këngëtaren më të mirë britanike në “Brit Awards”

Këngëtarja 25-vjeçare nga Prishtina ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike. Dua Lipa ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë duke performuar disa nga hitet e saj. “Brit Awards” po përcjellët në mënyrë fizike nga 4 mijë njerëz si dhe po transmetohet live.

“Faleminderit shumë. Është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë ajo duke falënderuar familjen e saj dhe ekipin që ka punuar bashkë me të.

Lipa me “Physical”, po synon të marrë çmimin për këngën më të mirë (British single). Ajo po ashtu është e nominuar për albumin me të mirë (British Album), në këtë ceremoni me albumin “Future Nostalgia”

Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, ajo mori përsëri çmimin për këngën me të mirë me “One Kiss”. Ani pse vitin e kaluar ajo nuk ishte në mesin e të nominuarve u kthye këtë vit me nominim të trefishtë.

“Brit Awards” është mbajtur çdo herë në shkurt mirëpo për shkak të pandemisë këtë vit po mbahet në maj. Ceremonia po ndiqet me prani fizike të publikut pasi që manifestimi është pjesë e Programit hulumtues të qeverisë përmes të cilit po shikohen mundësit për të mbajtur ngjarje kulturore me prani me të madhe të publikut.

21:29

Dua Lipa performon në “Brit Awards”

Dua Lipa Lipa ka performuar në ceremoninë e sivjetmë të “Brit Awards”. Këngëtarja ishte ndër muzikantët e parë që nisi ceremoninë e cila po përcillet në mënyrë fizike nga 4 mijë njerëz, e që po transmetohet live. 

Lipa është shfaqur duke kënduar këngën “Love Again” në metrotë e Londrës. Aty ka nisur edhe këndimin e hitit “Physical”. Megjithatë performancën e para-incizuar e vazhdoi live në “O2 Arena”. Këtë zhvendosje e bëri pikërisht me “Physical”, këngën me të cilën synon të marrë çmimin për këngën më të mirë (British single).

Pas hitit “Hallucinate” ajo përfundoi interpretimin e saj me super hitin “Don’t Start Now” dhe me fjalët “Future Nostalgia”, emri i albumit të saj të fundit. Lipa është e nominuar për albumin me të mirë (British Album), në këtë ceremoni. Albumi është lansuar në mars të vitit të kaluar. Këngëtarja 25-vjecvare është po ashtu e nominuar edhe për çmimin artistja më e mirë solo (British Female Solo Artist).