Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar në pritje të vizitorëve pas pauzës prej pesë muajsh

Muzeu Historik Kombëtar ishte mbyllur në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar. Ishte dëmtuar nga protestat e mbajtura në Tiranë e një pjesë e tij është rinovuar
 

Më i madhi institucion ku mund të shihet historia e shtetit shqiptar, Muzeu Historik Kombëtar ka rihapur dyert pas pesë muajsh. Nga fillimi i kësaj jave të gjithë ata që kanë dëshirë të shohin eksponatet e periudhave të ndryshme, mund t’ia mësyjnë Muzeut që gjendet në zemër të Tiranës. Për rihapjen e tij, të martën ka njoftuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Bile në rrjete sociale ka shpërndarë edhe çmimoren e biletave dhe ka njoftuar se rezervimi mund të bëhet online për të shmangur pritjet në radhë e edhe kontaktet me njerëz shkaku i pandemisë.

Muzeu ishte mbyllur në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar. Ishte dëmtuar nga protestat e mbajtura në Tiranë e një pjesë e tij është rinovuar.