Kulturë

“Mbyllur për pushime” hap leximin ndryshe të historisë së re shqiptare

Romani “Mbyllur për pushime” i Stefan Çapalikut, i cili u përurua të mërkurën mbrëma në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, është në mënyrë simpatike indiferent ndaj historisë politike: ai vë theksin tek fatet njerëzore

Është një lloj tjetër rrëfimtarie që nuk është zhvirgjëruar fare në letrat shqipe. Me indiferencë simpatike ndaj historive politike, Çapaliku vihet në kërkim të fateve njerëzore duke ua hequr heronjve dhe antiheronjve uniformat, stemat e besimet ideologjike. Nëpërmjet tyre, letrari shkodran e çon lexuesin në bregun e matanshëm, aty ku historia shqiptare shihet nga një kënd qenësisht tjetër. Romani “Mbyllur për pushime”, i cili të mërkurën u promovua në Prishtinë, është metafiksioni historik që përmes letërsisë evokon anë e kënde të pathëna të historisë sonë: kërkesën e shqiptarëve për “Shqipërinë e vjetër” siç vinin re Hermann Neubacher e Joachim von Ribbentrop, ushtarë e oficerë gjermanë që kryen vetëvrasje në tokën shqiptare, një shkodran që i hyri rrugës së priftërisë por u sfidua nga dashuria, ashtu sikurse edhe një i ri tirons që la Romën për t’u bërë pre e lëvizjes komuniste në Shqipëri

Fitues e humbës të Luftës së Dytë Botërore mund t’i kuptimësojnë më mirë dallesat mes kohëve sesa çdo lloj filtri tjetër lexues. Kur e majta ngriti flamujt e fitores në gjysmën e Evropës dhe të botës, ligjërimet mbi të kaluarën iu përshtatën midesë së saj. Kompleksiteti i historisë dhe gjendjeve njerëzore u zëvendësua me një bardhezi interpretuese: të mirë, të këqij e të shëmtuar po të shërbeheshim me diçka të Sergio Leones.

Më shumë sesa një shëtitje në “pyllin e tregimtarisë”, romani i fundit i Stefan Çapalikut “Mbyllur për pushime” është një kaptim në bregun tjetër për të parë ndryshe historinë më të re shqiptare.