Kulturë

Një pikturë e Pablo Picassos shitet për mbi 100 milionë dollarë në New York

Një punëtor i galerisë duke pozuar së bashku me një vepër arti nga piktori spanjoll Pablo Picasso, gjatë një fotosesioni në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Londrën Qendrore
 

New York – (Gulftoday) – Një pikturë – vaj në pëlhurë – e Pablo Picassos është shitur për 103.4 milionë dollarë në një ankand të “Christie's” në New York, duke lënë pas vlerësimin paraprak, i cili çmimin ia kishte vënë 55 milionë dollarë.

Portreti i së dashurës franceze Marie-Therese, "Femme assise près d'une fenêtre (Marie-Thérèse)", ose "Gruaja ulur pranë një dritareje", kryesoi të enjten ngjarjen “Shitjet e mbrëmjes për shekullin XX".