Kulturë

“Kthimi i babait” i shkrimtarit Olluri publikohet edhe në gjuhën serbe

“Përkthimi dhe botimi i letërsisë së mirëfilltë shqipe jashtë vendit ka një rëndësi shumë të madhe, sepse me këtë ajo mund të arrijë te një gamë më e gjerë e lexuesve, komentuesve dhe vlerësuesve, të cilët do të mund ta shohin me një sy tjetër prej tonit, ngaqë secila kulturë ka pikëvështrime të ndryshme rreth krijimtarisë artistike e letrare”, ka thënë shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë, Adil Olluri

Tregimi “Kthimi i babait” i Adil Ollurit tashmë është i qasshëm edhe për lexuesit në gjuhën serbe. Është përkthyer dhe publikuar në portalin regjional “XXZ Magazin”, me seli në Beograd.

 

Tregimi i shkruar më 2012-n dhe i botuar një vit më vonë në librin me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”, deri tani, është përkthyer në më shumë se 12 gjuhë të huaja. Tashmë ai gjendet edhe në portalin regjional “XXZ Magazin”, me seli në Serbi që përmes shkrimeve, synon të ndërtojë ura mes vendeve të ish-Jugosllavisë

Tregimi “Kthimi i babait” i Adil Ollurit tashmë është i qasshëm edhe për lexuesit në gjuhën serbe. Është përkthyer dhe publikuar në portalin regjional “XXZ Magazin”, me seli në Beograd.

“Kthimi i babait” është publikuar në platformën online për kulturë, mendim dhe shoqëri të hapur. Kjo platformë synon të trajtojë çështje regjionale në fushën e kulturës dhe mendimit shoqëror. Drejtohet nga krijuesit dhe publicistët e rëndësishëm, si Petar Lukoviq, Tomislav Markoviq, Milosh Zhivanoviq etj. “XXZ Magazin” ka për qëllim promovimin dhe afirmimin e letërsisë dhe formave të tjera të artit, si fotografisë, kulturës, filmit dhe muzikës.