Kulturë

Arkeologët zbulojnë rastësisht 250 varre të moçme në Egjipt

Varre shkëmbore janë bërë në nivele të ndryshme në faqen e një mali. Foto: Egyptian Ministry of Tourism and Antiquities
 

Një ekip hetues arkeologjik ka zbuluar rastësisht rreth 250 varre guri në nekropolin Al-Hamidiyah afër Sohagut, Egjipt. Varrezat variojnë në kohë prej Mbretërisë së vjetër rreth 2200 vjet para Krishtit deri në fund të periudhës Ptolemaike në vitin 30 para Krishtit.

Stile të ndryshme varrezash e muresh të tyre janë skalitur në nivele të ndryshme të faqes së një mali, thotë Mustafa Waziri, sekretar i përgjithshëm në Këshillin e Lartë të Antikiteteve, në një deklaratë nga Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve. Nekropoli gjendet në Egjiptin jugor, në bregun perëndimor të lumit Nil.