Kulturë

Miliarderi Pinault e bën Parisin me muze të ri, ku ekspozohen 10 mijë vepra arti

Hapja e “Bourse de Commerce”, që është vonuar qe një vit për shkak të koronavirusit, nuk është vetëm realizimi i një ambicie personale për Pinault, 84 vjeç, drejtues i “Kering” dhe “Christie’s” dhe i një pasurie me vlerë 35.3 miliardë euro. Është gjithashtu fryt i një rivaliteti të gjatë me Arnault, 72 vjeç, presidentin e “Louis Vuitton Mowt Hennessy” dhe personin më të pasur të Francës me pasuri në vlerë 127.2 miliardë euro. Ky rivalitet u quajt herë pas here “beteja e miliarderëve”
 

Për 20 vjet miliarderi francez François Pinault ka ëndërruar të hapë një muze në Paris për të shfaqur koleksionin e tij të njohur të artit bashkëkohor.

Plani fillestar ishte të ndërtohej një strukturë masive prej betoni dhe qelqi në një ishull të braktisur në lumin Sena, tri milje larg Kullës së Eiffelit. Kur kjo mori shumë kohë për planifikim dhe ndjekje të rrugëve ligjore dhe doli e pamundur, biznesmeni e zhvendosi koleksionin e tij në Venecia, aty ku dukej se do të mbeste.