Kulturë

Hapet Muzeu Etnologjik në Gjilan

 

Është inauguruar sot në Gjilan Muzeu Etnologjik në objektin e ish-shkollës së muzikës, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) në kuadër të programit të IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar mes Gjilanit dhe Kumanovës, ngjarje kjo ku përveç kryetarit Lutfi Haziri, të pranishëm ishin edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e kryetari i Komunovës, Maksim Dimitrievski.

Haziri ka thënë Muzeu Etnologjik do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike.