Kulturë

Ministri Çeku thotë se shpenzimi i buxhetit në rini, kulturë e sport e ka mirëmbajtur mjerimin

 

Me kritikën kryesore se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka vepruar deri më tani si ministri e skemave sociale, ministri Hajrulla Çeku ka shpalosur si vizion të partisë së tij zhbllokimin e potencialit zhvillimor të fushave që mbulon ky institucion. Nëpërmjet një konference për media të mbajtur të martën paradite, ai ka shpalosur programin dhe prioritetet e kësaj ministrie për këtë mandat.

Fillimisht, Çeku ka bërë me dije përbërjen e ekipit të tij me zëvendësministrat Daulina Osmani e Sejnur Veshall, Klodeta Krasniqin, shefe e kabinetit; si dhe këshilltarët Nora Arapi-Krasniqi, Dorotea Deshishku, Onur Canhasi dhe Liburn Jupolli.