Kulturë

Historiku i Shqipërisë në “Eurovision”

Shqipëria ishte afër fitores në “Eurovision” në vitin 2012, kur Rona Nishliu me “Suss” u pozicionua në vendin e pestë. Që nga paraqitja e parë në vitin 2004, atëherë kur zuri vendin e shtatë, Shqipëria deri më tani katër herë ka zënë vendin e shtatëmbëdhjetë
 

Shqipëria për herë të parë mori pjesë në garën e njohur evropiane të këngës “Eurovision” në vitin 2004. Atë vit u përfaqësua nga Anjeza Shahini me këngën “The Image of you” (Imazhi yt), me të cilën zuri vendin e shtatë. Kjo pozitë mbeti më e larta që arriti deri në vitin 2012, kur Rona Nishliu me këngën “Suus” u radhit në vendin e pestë. Vetëm në këto dy raste, Shqipëria arriti që të radhitet në top-10.

Që nga viti 2004 e deri më tani ka pasur 16 paraqitje. Në vitin 2019 Arilena Ara fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën “Fall from the Sky”, parashihej ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por për shkak të pandemisë ky edicion u anulua.