Kulturë

Instalacioni për hapësira publike të Prishtinës nxit interesim në Venecie

"Prishtina Public Archipelago" (Arkipelagu Publik i Prishtinës) në kuadër të këtij edicioni të Bienales së Arkitekturës në Venecie është titulli i projektit që shpaloset nga Fondacioni kosovar për Arkitekturë, i punuar nga dyshja e arkitektëve, Bekim Ramku e Nol Binakaj

“Ata që vizituan seksionin e ‘Co-Habitats’ ishin të interesuar për instilacionin tonë dhe të intriguar për të ditur më shumë për Prishtinën”, ka thënë arkitekti Bekim Ramku, i cili ishte i pranishëm në Venecie në hapje të Bienales. Dokumentari : “Prishtina public archipelago” nis me pamje të kryeqytetit duke u fokusuar tek objektet e përzgjedhura, midis të cilave Hoteli “Grand”, “Rilindja”, “Boro-Ramizi”, “Kino Armata” e objekti i ish-Shtëpisë së mallrave “Gërmia”.

Prishtina del të jetë në mesin e vendeve që tenton që përmes objekteve të mbajë afër qytetarët. Kjo vihet në pah në instilacionin “Prishtina public archipelago” që po tërheq vëmendjen e vizitorëve në Bienalen e Arkitekturës në Venecie. E gjitha po bëhet përmes një dokumentari 25-minutësh që po shpalos rrëfime për disa nga hapësirat më identifikuese të kryeqytetit në programin “Co-Habitats”, brenda të cilit tregohet se si arkitektura përdoret për të bashkëvepruar me qytetarët.

Projekti është përzgjedhur nga kuratori i Bienales së Arkitekturës në Venecia, Hashim Sarkis, në kuadër të programit ku në forma të ndryshme flitet për nga aspekti arkitektural edhe për qytetin Bejrut, qytetin San Paulo, qytetin Addis Ababa, kampin “Al Azraq” në Jordani, Indinë, Nigerinë/ Egjiptin/ Meksikën, Prishtinën, Hong-Kongun, Venecian, New Yorkun dhe Rio de Janeiron.