Kulturë

Enver Petrovci: E pranova çmimin me shpresë se po rikthehen vlerat

Në përshkrimin e jurisë, që ia ka dhënë Çmimin për vepër jetësore, Enver Petrovci është vlerësuar si “një nga personalitetet më të shquara të teatrit të Kosovës, fama e të cilit ka tejkaluar kufijtë shtetërorë e kombëtarë”

Në mëdyshje nëse duhet ta pranojë Çmimin për vepër jetësore, ka thënë të ketë qenë aktori Enver Petrovci. Por ka vendosur ta pranojë atë, siç ka thënë, duke besuar se po rikthehet koha kur çmohen vlerat. Për të është çmimi i parë që e merr prej shtetit të Kosovës, ku institucionet deri tash e kanë refuzuar e nënçmuar. “E pranova këtë çmim që t’i ndihmoj Qeverisë që të mos fillojë me të keq. Ndoshta po ndryshon koha me këtë ministër dhe Qeveri të re”, ka thënë ai për KOHËN, pak orë pas ceremonisë, ku janë ndarë edhe çmimet e tjera vjetore në fushën e teatrit

Mesdita e së premtes së 28 majit, Enver Petrovcit ia ka sjellë çmimin e parë nga shteti i Kosovës. Në goxha mëdyshje thotë të ketë qenë nëse duhet ta pranojë atë.

Me Çmimin për vepër jetësore, Enver Petrovci është nderuar nga Ministria e Kulturës, në një ceremoni të thjeshtë, ku janë ndarë edhe çmime vjetore për teatër. Një jetë të tërë me artin teatror e filmik, për Petrovcin është një histori e refuzimit dhe nënçmimit në vendin e tij. Fakti që këtë çmim po ia japin në moshën 67-vjeçare ka thënë se ia shtonte mundësinë e refuzimit. Për ta kundërshtuar këtë mundësi, Petrovci vendosi që ta merrte atë, duke besuar se koha e vlerave po kthehet me udhëheqjen e re shtetërore.