Kulturë

Ministria kërkon siguri që ish-ndërtesa e Gjykatës të mos rrafshohet

Pavarësisht se vlerësimi nëse ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri do të shpallet monument është në proces, autoritetet komunale të dielën e kaluar nisën rrafshimin. Ndërtesa që gjendet në bulevardin kryesor të qytetit të Vushtrrisë paraqet stilin modern arkitekturor

Pos Policisë së Kosovës, Ministria e Kulturës ka përdorur edhe mundësi të tjera për të kërkuar sigurimin e ish-ndërtesës së Gjykatës në Vushtrri. Tentimi i Komunës së Vushtrrisë bashkë me kompaninë punëkryerëse që ndërtesa të rrënohet të dielën e javës së kaluar – pavarësisht se MKRS-ja kishte nisur vlerësimin nëse objekti i plotëson kushtet për të qenë monument – ka bërë që institucioni më i lartë kulturor në vend t’i ashpërsojë përpjekjet.

 

Për t’u siguruar që objekti i ish-Gjykatës në Vushtrri nuk do të rrafshohet derisa të vendoset nëse ia vlen të shpallet monument, Ministria e Kulturës u është drejtuar organeve të drejtësisë që të caktohet masa e sigurisë. Kësisoj tenton që edhe me letra të zmbrapsë autoritetet komunale, që të dielën e kaluar nisën ta rrënonin. Objekti i vitit 1964 vlerësohet si një ndër objektet e pakta të qytetit të Vushtrrisë, i cili prezanton kohën moderne të arkitekturës në Kosovë.

Pos Policisë së Kosovës, Ministria e Kulturës ka përdorur edhe mundësi të tjera për të kërkuar sigurimin e ish-ndërtesës së Gjykatës në Vushtrri. Tentimi i Komunës së Vushtrrisë bashkë me kompaninë punëkryerëse që ndërtesa të rrënohet të dielën e javës së kaluar – pavarësisht se MKRS-ja kishte nisur vlerësimin nëse objekti i plotëson kushtet për të qenë monument – ka bërë që institucioni më i lartë kulturor në vend t’i ashpërsojë përpjekjet.

Në ditën e 24-t të këtij muaji MKRS-ja i është drejtuar Policisë së Kosovës. E një ditë më pas edhe Degës në Vushtrri të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila tash gjashtë vjet funksionon në objekt të ri. Shkresën ia ka përcjellë nëpërmjet Avokaturës Shtetërore. Në letrën të cilën e posedon KOHA, zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Ibër Alaj, i ka shkruar Sami Istrefit, avokat i përgjithshëm shtetëror në Avokaturën Shtetërore.