Kulturë

Gjykata e bllokon, Komuna ngulmon në rrënimin e objektit modernist në Vushtrri

Për rrënimin e ish-ndërtesës së Gjykatës në Vushtrri, Kuvendi Komunal ka nxjerrë vendim qysh në mars, kurse Ministria e Kulturës ka nisur ta vlerësojë nëse i plotëson kushtet për ta marrë statusin e monumentit nën mbrojtje të përkohshme. Para dhjetë ditësh, në mëngjesin e së dielës, Komuna kishte nisur rrënimin e ndërtesës e tash një gjë e tillë është shtyrë edhe me vendim gjyqësor

Vendimi gjyqësor e ka pezulluar vendimin e autoriteteve komunale për rrënimin e atij që cilësohet si “një ndër objektet e pakta të qytetit të Vushtrrisë, i cili prezanton kohën moderne të arkitekturës në Kosovë”. Ministria e Kulturës i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për këtë rast, derisa të vendosë nëse – objektin që Komuna nisi ta rrënonte – ta mbrojë si monument të trashëgimisë kulturore. Por Komuna e Vushtrrisë ngulmon që ta konkretizojë rrënimin. Vendimin që ia ndalon një gjë të tillë e cilëson absurd

Komuna e Vushtrrisë duhet të heqë dorë nga vendimi për rrënimin e ndërtesës së viteve ’60 në qendër të qytetit. Ai vendim do të jetë veç një dokument në sirtar derisa institucionet e drejtësisë të vendosin ndryshe.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që të mos ekzekutohet vendimi i Komunës së Vushtrrisë, derisa Gjykata të vendosë në lidhje me kërkesë-padinë e MKRS-së për anulim të vendimit të Komunës. Kësisoj konflikti midis Komunës dhe MKRS-së është zgjidhur përkohësisht.