Kulturë

“Anibar” me rreth 300 filma në eksplorim të botës mahnitëse të animacionit

Premiera botërore e filmave që kanë ndezur ekrane të mëdha në alamet festivalesh botërore përbëjnë programin e “Anibarit”, i cili edhe sivjet vjen në format të kombinuar prej 23 deri më 30 korrik
 

“Mezi presim të kridhemi serish në botën mahnitëse të animacionit tok me ju”, është fjala përshëndetëse e ekipit të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”. Të enjten është bërë publik programi i filmave. Për edicionin e 12-të kanë sjellë një program më të gjerë si asnjëherë më parë. Ditët e “Anibarit” do të shënohen me rreth 300 filma të animuar nga 1 mijë e 413 sa janë dërguar nga e gjithë bota. Edicioni i sivjetmë mbahet prej 23 deri më 30 korrik.

Filmat do të ndahen në nëntë kategori. Gjashtë nga këto kategori janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Tre kategoritë e tjera janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.