Kulturë

Elbenita Kajtazi – prej izolimit drejt skenës së garës botërore të BBC-së

E dua aq shumë këndimin, saqë çdoherë në situata stresuese mendoj për kënaqësinë që do të ndiej kur të dal në skenë për të interpretuar ato vepra që i kam përzgjedhur”, ka thënë sopranoja Elbenita Kajtazi (Foto: Arben Llapashtica)

Për dy javë sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi ka mbetur e karantinuar brenda një hoteli në Cardiff të Walesit. Të premten ka dalë nga karantina dhe është duke realizuar provat e para për garën prestigjioze të botës së muzikës. Ani pse garon për çmimin e këngës dhe atë kryesor, Kajtazi ka theksuar se tashmë ka përmbushur misionin e saj: për herë të parë Kosova përfaqësohet aty ky synojnë emrat e mëdhenj

“Jam rrugës për provën e parë”, ka thënë për KOHËN sopranoja Elbenita Kajtazi. Prej Hamburgut, më 30 maj ishte nisur për në Cardiff. Aty ka qëndruar e karantinuar për 12 ditë. Të premten ka dalë nga karantina. Ka nisur provat, pasi të dielën e 13 qershorit do të ngjitet në skenë për konkursin e Këngës e pastaj më 16 qershor do të garojë për çmimin kryesor në garën botërore të BBC-së. Përveç këtyre dy çmimeve, gara e mezipritur për këngëtarë operash e koncertesh ndan edhe çmimin e publikut.

“BBC Cardiff Singer of the World” mbahet tash e 38 vjet, çdo dy vjet. Nga “dyert” e këtij konkursi shpërthyen me karriera të suksesshme edhe emra të tillë, si Karita Mattila, Dmitri Hvorostovsky, Bryn Terfel, Anja Harteros dhe Jamie Barton. Edicioni i sivjetmë i kësaj gare – që mbahet prej 12 deri më 19 qershor në Cardiff – do të ketë konkurrentë nga 16 vende të ndryshme.