Kulturë

Restaurohet “Vajtimi i mbivarrshëm”, ikona e maestros David Selenica

“Vajtimi i mbivarrshëm”, është një nga ikonat e rralla që ndodhen në fondin e Muzeut Historik Kombëtar
 

Në realizimin e vet të hollë shpreh më shumë sesa dhimbjen për Krishtin e pajetë që ndodhet i shtrirë mbi një gur të madh. Aty është edhe Shën Mëria që rri e mbledhur mbi kryet e të birit, përderisa në ikonë është e përjetësuar edhe Maria Magdalena e veshur me të kuqe që vajton me duart e ngritura përpjetë.

Vepër që i atribuohet piktorit emërmadh shqiptar David Selenica, ikona “Vajtimi i mbivarrshëm” sapo është restauruar nga specialistët e Laboratorit të Restaurimit të Veprave të Artit pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.