Kulturë

Nobelistja bjelloruse po shkruan libër për “revolucionin me fytyrë gruaje”

Laureatja e çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 2015, Svetlana Alexievich, shkon për t’u marrë në pyetje nga një komision hetimor shtetëror gjatë shpërthimit të protestave masive në Minsk, më 26 gusht të vitit të kaluar (Foto: REUTERS/ Vasily Fedosenko)
 

Alexievich iu bashkua eksodit të madh të kundërshtarëve të Lukashenkos, shumë prej të cilëve u shtrënguan të iknin pas represionit që burgosi me mijëra veta dhe përftoi zemëratë gjithandej Evropës. “Revolucioni ynë ka fytyrë gruaje”, ka thënë ajo, duke folur me krenari për mënyrën se si gratë iu kanë prirë protestave dhe iu janë bashkuar me mijëra gra në rrugë. “Nëse ky do të ishte një revolucion me fytyrë mashkulli, ai mbase do të ishte për luftën e gjakderdhjen”, ka thënë Alexievich, e cila prej shtatorit jeton në azil në Berlin

Svetlana Alexievich, e cila fitoi çmimin “Nobel” për letërsi për historinë e saj gojore mbi fundin e Bashkimit Sovjetik, po e dedikon librin e saj të mbramë për “revolucionin me fytyrë gruaje” në vendlindjen e saj në Bjellorusi pas zgjedhjeve të përfolura të vitit të kaluar.

Alexievich, 73 vjeçe, u bë laureate e “Nobelit” më 2015 për kronikën e saj që strumbullohet rreth sprovës sovjetike në Afganistan dhe mynxyrës bërthamore në Chernobyl.