Kulturë

Muzeu i Dëshmorëve: 8 vjet projekt, 700 mijë euro dhe inaugurim me gabime

Foto: Komuna e Prizrenit

Pavarësisht peshës që ka për dokumentimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prizrenit duket të jetë ngutur ta inaugurojë Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë, që nisi si tjetër projekt e u bë institucion muzeor. Ka injoruar gabimet në emërtimin e muzeut në ballë të tij, për të cilin deri tash zyrtarisht janë shpenzuar 716 mijë e 234 euro

I nisur tetë vjet më parë, me investime mbi 700 mijë euro, megjithatë, Komuna e Prizrenit nuk ia ka dalë që ta bëjë siç duhet inaugurimin e Muzeut të Dëshmorëve. Në hije kanë mbetur rreth 215 biografi e eksponate të ndryshme të dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që emërtimi i muzeut nuk ka kaluar pa gabime drejtshkrimore.

Aty shënohet “Muzeu i Dëshmoreve” dhe “Martys Museum”, në vend të “Muzeu i Dëshmorëve” dhe “Martyrs Museum”. Kryetari Mytaher Haskuka nuk është përgjigjur në thirrjet e KOHËS gjatë pasdites për sqarime.