Kulturë

Granit Musliu pjesë e programit të Operës Shtetërore të Bavarisë, krahas yjeve operistike

“Pranimi në Operën Shtetërore të Munchenit është një hap shumë i madh dhe thelbësor në karrierën time, sepse kjo shtëpi operistike është një nga qendrat më të mëdha dhe më me peshë në nivelin ndërkombëtar. Do të këndoj role të ndryshme përkrah emrave më eminentë në botën e artit operistik, siç janë Placido Domingo, Lisette Oropesa, Piotr Beczala dhe shumë të tjerë”, ka thënë tenori Granit Musliu

Tenori Granit Musliu ka bërë edhe një hap drejt karrierës ndërkombëtare. I riu nga Mitrovica ka nënshkruar marrëveshje me Operën Shtetërore të Bavarisë “Bayerische Staatsoper”. Musliu do të jetë pjesë e programit të rregullt të kësaj shtëpie operistike, që është një ndër më të njohurat në botë, me një traditë e histori mbi tredekadëshe.

 

I riu nga Mitrovica, Granit Musliu, do të interpretojë role të ndryshme përkrah emrave të njohur në botën e artit operistik, mes tyre spanjolli me nam Placido Domingo, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, sopranoja kubane-amerikane Lisette Oropesa dhe tenori polak Piotr Beczała. Musliu, i cili po ndjek studimet në Degën e Këndimit në Universitetin Shtetëror të Muzikës në Hamburg, ka treguar se pranimi ka ardhur pas një audicioni të suksesshëm në fillim të këtij viti. Ka shtuar se i është ofruar të jetë pjesë e programit të rregull, duke u bërë kështu edhe anëtari më i ri i këtij programi

Tenori Granit Musliu ka bërë edhe një hap drejt karrierës ndërkombëtare. I riu nga Mitrovica ka nënshkruar marrëveshje me Operën Shtetërore të Bavarisë “Bayerische Staatsoper”. Musliu do të jetë pjesë e programit të rregullt të kësaj shtëpie operistike, që është një ndër më të njohurat në botë, me një traditë e histori mbi tredekadëshe.

Opera Shtetërore e Bavarisë ose Munichut për sezonin 2021/2022 për drejtor muzikor ka dirigjentin rus Vladimir Jurowski. Për çdo vit kjo shtëpi operistike jep premiera ku në role kryesore dalin yje të njohur të botës së muzikës klasike, mes tyre edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho.