Kulturë

Instalacioni “Zëri” zgjon interesimin e qytetarëve në Tiranë

Vepra që bën bashkë disa forma të borive, prej fillimit të muajit është vendosur në bulevardin “Zogu I”
 

Tiranës i është shtuar edhe një vepër arti në hapësirat publike. Krejt ata që ia mësyjnë kryeqytetit të Shqipërisë, nga hyrja perëndimore do të hasin në veprën e skulptorit Sadik Spahija.

“Zëri” titullohet vepra që bën bashkë disa forma të borive, e që prej fillimit të muajit është vendosur në bulevardin “Zogu I”.