Kulturë

“Sunny Hill Festival” me hapësirë për 100 mijë veta në Prishtinë

Me 32 vota për, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të hënën kanë miratuar propozim-vendimin që këtij organizimi t’i ndahet prona komunale në Berrnicë të Poshtme afër zonës së panaireve në Shkabaj

Me mëtimin që të jetë një prej festivaleve më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill” tash e tutje nuk do ta ketë hall çështjen e hapësirës. Me 32 vota për, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të hënën kanë miratuar propozim-vendimin që këtij organizimi t’i ndahet prona komunale në Berrnicë të Poshtme afër zonës së panaireve në Shkabaj.

 

Për pak vjet, “Sunny Hill Festival” është bërë si një nga ngjarjet kryesore që Prishtinën dhe Kosovën e vendosin në kalendarin e eventeve të njohura kulturore në Evropë dhe botë. Ajo çka nisi si dashuri për Prishtinën nga pop-këngëtarja shqiptare në Britani të Madhe, Dua Lipa, dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, tashmë po krijon edhe identitetin e vet. Si një hap drejt kësaj është vlerësuar edhe vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës i cili të hënën votoi propozim-vendimin për ndarjen e pronës për shfrytëzim nga “Sunny Hill”. Para se të hidhej në votim, Dukagjin Lipa, në emër të “Sunny Hill Foundation”, ka shpalosur planet e ambiciet për hapësirën e re që do të begatojë kulturalisht kryeqytetin

Me mëtimin që të jetë një prej festivaleve më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill” tash e tutje nuk do ta ketë hall çështjen e hapësirës. Me 32 vota për, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të hënën kanë miratuar propozim-vendimin që këtij organizimi t’i ndahet prona komunale në Berrnicë të Poshtme afër zonës së panaireve në Shkabaj.

Para se të hidhej në votim në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, organizatori i Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa ka shpalosur, bashkë edhe me projeksione grafike, vizionin për zhvillimin e lokalitetit të ri.