Kulturë

Hetuesit në New York ia kthejnë Kamboxhias 27 artefakte të kontrabanduara

 

(CNN) – Autoritetet e New Yorkut dhe ato federale ia kanë kthyer Kamboxhias 27 relike në vlerë prej 3.8 milionë dollarësh që ishin vjedhur nga trafikantë antikuarësh, mes të cilave edhe statuja të rëndësishme budiste e hinduse, ka bërë me dije prokurori i qarkut të Manhattanit.

Hetimi që solli riatdhesimin e këtyre veprave u krye nga zyra e prokurorit të qarkut, si dhe njësisë së “US Homeland Security Investigations” (HSI). Agjenti i ngarkuar për këtë çështje në këtë të fundit, Peter C. Fitzhugh, i ka përshkruar veprat si “të paçmueshme për ruajtjen e historisë kamboxhiane”. Në një ceremoni riatdhesimi në New York kanë qenë të pranishëm zyrtarë kamboxhianë, si dhe ata të “Homeland Security”.